Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e tij Sy më sy në Facebook ka diskutuar me qytetarët për tema të ndryshme të aktualitetit.
Advertisements
Rama iu përgjigj një pseudonimi “Kreal, kreal”, teksa i tha se më mirë duhet ta kishte vendosur emrin e tij “Krak, krak”. Rama tha se nuk e ka zënë asnjë lloj frike, duke shtuar se Shqipëria sot ka një dritare të hapur për në BE. Kreu i qeverisë deklaroi se duhet të marrë fund odiseja, kur vendi udhëhiqej nga satrapë dhe të kthehet në shinat e një shteti të së drejtës, që integrohet në BE.
Advertisements
Edi Rama: Na shkruan “Kreal kreal”. Pse e ke vënë “Kreal kreal” dhe nuk e ke lënë kuak, kuak? Ti thua se më ka zënë frika. Ku e sheh ti që më ka zënë frika mua? Duhet të jemi shumë seriozë. Shqipëria sot është në një optimitet historik, kemi dritare të hapur për të hyrë në BE, për herë të parë. Duhet të mbyllim negociatat deri në fund të vitit 2027 dhe të jemi në BE përfundimisht më 2030.
Jemi në Europë dhe kemi pasur mbi kokë lloj lloj satrapësh. Ka qenë histori poshtërimi nga të huajt dhe nga vetja. Ky është momenti që duhet të mendojmë si shqiptar o Kreal, kreal.