Dosja e SPAK/ I akuzuari për vrasje denoncon në sallë: Jam dobësuar 40 kg në burg, vrasësi Nuredin Dumani shijon ‘Coca Cola’ dhe femra

Petrit Qoli, nën akuzë për veprën penale të vrasjes me paramendim dhe i përfshirë në dosjen “Plumbi i artë”, ka hedhur akuza të forta ndaj bashkëpunëtorit Nuredin Dumani.

Advertisements

Ky i fundit nuk u paraqit në seancë, për arsye shëndetësore.

Advertisements

Nga njëra anë ai ka treguar se ndihet i lumtur dhe e mbështet SPAK dhe GJKKO, por nga ana tjetër thotë se po detyrohet të bëhet vrasës si Nuredin Dumani.

Petrit Qoli u shpreh: “Si çdo shqiptar dhe ato të diasporës jam i lumtur për SPAK dhe GJKKO. Dumani si vrasës me pagesë shijon jetën jashtë sallës dhe ne baltosemi. Ai do do Coca-Cola, palestër dhe femra. Jam dobësuar 40 kg, jemi në burg kot. Jam 25 vite besimtar, prokuroria dhe gjykata mund të ma heqin baltën.

Kam frikë se do vdes nga veremi dhe jo nga burgu. Ai është mongol leshator, do bëhemi si Nuredini, do vrasim 5-6 vetë dhe 5 mln euro të groposura, dalim dhe marrim statusin”.
Gjykata pezulloi afatin e paraburgimit për të gjithë të akuzuarit, deri në seancën e radhës, në datë 4 mars.