Vritet një shtetas shqiptar në Francë, mediat: Ishte atentat mafioz, nuk kishte mundësi të shpëtonte

Një 40-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me breshëri plumbash në një lagje të Ma Campagne në Francë. Mediat franceze shkruajnë se shqiptari me emrin Elis Alijaj, është ekzekutuar teksa ndodhej në furgonin e tij. Në këtë moment një person i armatosur hapi zjarr pa i lënë asnjë mundësi shpëtimi.

Advertisements

Sipas informacioneve nga mediat franceze, Alijaj ishte inxhinier hidraulik dhe ishte rrugës për në punë kur ndodhi krimi. Dëshmitarët raportojnë se menjëherë pas krimit, një automjet u largua me shpejtësi nga vendngjarja. Më vonë, ky automjet u gjet i djegur në një pyll në Jauldes, brenda të cilit autoritetet zbuluan një pistoletë

Advertisements

“Njerëz simpatikë, pa probleme, të integruar mirë që jetonin në paqe me fëmijët e tyre. Është një tronditje totale,” tha një tjetër fqinj.

Nga hetimet paraprake, rezulton se Alijaj u qëllua me disa plumba përmes xhamit të shoferit, duke marrë tre goditje fatale, një në këmbë dhe dy në zonën e kraharorit. Viktima humbi jetën në vend, ndërsa policia franceze ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj vrasjeje të tipit mafioz.