Goditi me grushte një vajzë 26-vjeçare në Tiranë, shpallet në kërkim 38-vjeçarja

Policia ka shpallur në kërkim një 38-vjeçare, e cila për motive të dobëta, ka goditur me grushte një vajzë 26-vjeçare.

Advertisements

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases E. Xh, 38 vjeçe, pasi ka goditur me grushte një 26-vjeçare, për motive të dobëta. Punohet për kapjen e saj dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Advertisements