Jozi në ditëlindjen e Loredanës? Xheneta nxjerr zbuluar çiftin, tregon çfarë ndodhi

Pak ditë më parë Loredana Brati bëri një festë të madhe për ditëlindjen e saj. Të ftuar ishin shumë personazhe të njohur të ekranit, e mes tyre edhe ish-banorë të edicionit të katërt të “Big Brother VIP”.

E publiku ka qenë shumë kurioz që të dijë nëse ka qenë i ftuar Jozefin Marku, me të cilin Loredana nisi një romancë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

E kjo pyetje u ngrit një ditë më parë nga moderatorja e njohur, Nevina Shtylla, në “Trotuar”.

Disa nga personat në panel, të cilët kanë qenë të ftuar te ditëlindja e Loredanës nuk dhanë detaje, duke refuzuar që të përgjigjeshin.

Kush nga ish-banorët e BBV 4 ishin të pranishëm?/ Loredana poston FOTOT nga festa e ditëlindjes
“Erdhi nga fundi, po më duket se erdhi të merrte Valbonën”, tha aktori i njohur i “Portokallisë”, Juxhin Plovishti, duke shkaktuar të qeshura në studio.

Duket se kjo batutë nuk i pëlqeu Xheneta Fetahut e cila ndërhyn dhe shprehet: “Jooo”.

“Ka qenë dhe e ka uruar deri te dera. Nuk ka dashur që të futet brenda për arsye që ndonjë ish-banor kishte agravuar situatën. Nuk ka dashur që t’i prishë ditëlindjen Loredanës”, tha Xheneta.

E pyetur nës vazhdojnë të jenë bashkë, Fetahu u përgjigj:

“Atë nuk mund ta them unë, por po të përgjigjem për pyetjen e ditëlindjes. Po ka qenë dhe e ka uruar. Pyet Loredanën dhe Jozin”.