Të pathënat e divorcit me Patris Berishën, rrëfehet Tuna: Nuk isha më e lumtur në atë martesë… E mbajta shtatzëninë të fshehtë deri në muajin e nëntë

Këngëtarja nga Shkupi, Altuna Sejdiu e njohur për publikun si “Tuna”, është rikthyer në vëmendje të mediave rozë teksa në një intervistë ka rrëfyer detaje nga ndarja me ish-partnerin, muzikantin Patris Berisha, me të cilin ka dy fëmijë: Tianin dhe Zenin.

 

Tuna u shpreh se mes tyre nuk ka pasur arsye konkrete për ndarje, por siç shpjegon ajo, martesa nuk po ecte më.

“Ne nuk kishim nga ato dramat që të ketë ndonjë arsye konkrete për ndarje. Thjesht ishin shumë të akumuluara gjërat, jo vetëm të shtatzënisë, por edhe më herët,” u shpreh ajo tek The Dalina Show.

Në një moment  të intervistës, ajo rrëfeu se gjatë shtatzënisë me djalin e dytë, Zenin, kishte mbajtur gjithçka të fshehtë, madje deri në muajin e nëntë pasi nuk ishte me e lumtur në atë martesë.

“Askund nuk jam pishman. Për mua, një nënë duhet të jetë e lumtur para së gjithash, që t’i rrisë fëmijët e lumtur. Dhe unë nuk isha më e lumtur në atë martesë,” tha këngëtarja teksa shtoi: “Më ka dhembur deri në atë pikë, sa që kur isha shtatzënë me Zenin në spital, e kam mbajtur të fshehtë deri në muajin e nëntë. Pse duhej ta fshihja? Deri sa erdhi një moment dhe thashë: ‘Nuk më intereson më.’”

Kujtojmë që pas Patrisit Tunas pati një romancë edhe me kolegun e saj, reperin Cozman, të cilët pas ndarjes ku, dhe një pauze në ekran u kthyen me bashkëpunime të tjera së bashku, por këtë herë si miq dhe jo të dashur.

Si mori fund marrëdhënia mes Tunës dhe Patrisit?

Sa i përket marrëdhënies së tyre, gjithçka ka marrë fund kohë më parë. Çifti prej vitesh ka një lidhje të komplikuar, duke e shënjuar këtë histori me ndarje dhe ribashkime. Vetëm pak kohë në media u përfol për një ndarje të dyshes, vetëm pak muaj pasi u pajtuan. Këngëtarja prej ditësh ka publikuar foto nga pushimet që po bën me familjen e saj në Dubai. E nëse ju mendoni se këto ishin pushimet e një nënë beqare me dy djemtë e saj, gaboheni. Bashkë me të është edhe Patrisi, duke na bërë të gjithë të besonim te ribashkimi i tyre.

E si për ta konfirmuar, Patrisi ka publikuar foto ku shfaqet së bashku me dy djemtë e tyre, Tian dhe Zen. Në një histori gati 6- vjeçare, kjo dyshe ka pasur ulje-ngritjet e veta me dhjetëra herë. Duke qenë se të dy janë personazhe publikë, ky raport ka tërhequr vëmendjen e mediave në çdo ndarje apo ribashkim. Kujtojmë se pas një kalvari të gjatë vuajtjesh si nënë e vetme, e kthyer te prindërit në Shkup, ajo vendosi t’i jepte një shans të dytë muzikantit.

Këngëtarja u bë nënë për herë të dytë, pikërisht në një periudhë kur po përflitej për ndarje konfliktuale nga Patrisi. Ajo zgjodhi që shtatzëninë ta mbante larg syrit të mediave, duke lajmëruar ardhjen në jetë të djalit të dytë vetëm pasi e ai lindi. “Luta Zotin të më sjellë në jetë një mashkull që do më dojë gjithmonë. Ai më bekoi me dy djem”, shkruante Tuna poshtë fotos, ku linte të kuptonte se lutja e parë nuk i ishte plotësuar. Edhe pse në rrjet pati shumë komente ndaj saj, pasi ajo dhe bashkëshorti Patris Berisha ishin divorcuar, ky i fundit zgjodhi që të reagonte me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram”, duke marrë kështu përsipër atësinë e djalit të sapoardhur në jetë.

Por që prej asaj dite në media ka pasur disa qëndrime kontradiktore mes të dyve. Kanë qenë pushimet që ata kanë kaluar si familje, çfarë na kanë sjellë një tjetër variant të kësaj historie. Megjithatë, çifti është ndarë, ndonëse sot ruajnë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin për hir të fëmijëve. Aktualisht, Tuna dhe Patris as nuk ndiqen në rrjetet sociale dhe as nuk kanë komunikim veç detyrime të tyre si prindër. Aktualisht, Patris gjendet në Prishtinë, ku po kalon kohë me djemtë e tij, teksa Tuna gjendet në Zvicër.

Në rrjetet sociale ajo ka publikuar foto me kolegen e saj, Genta Ismajli. Duket se ka qenë ditëlindja e saj, çfarë e ka dërguar deri në Zvicër Tunën. Një fotografi e përbashkët e tyre e shkrepur në Zvicër është shpërndarë në rrjetet sociale. Tuna shihet duke e mbajtur njërin nga binjakët e Gentës. Në këtë udhëtim, këngëtarja ka zgjedhur të mos shoqërohet nga dy djemtë e saj. Nga ana tjetër, Zen dhe Tian janë në Prishtinë, me babain e tyre.

Që nga krisja e tij me Tunën, ai është afruar me të vëllanë, Robertin. Të dy shfaqen shumë shpesh në rrjetet sociale, duke na lënë të kuptojmë se i kanë lënë pas mosmarrëveshjet dhe kanë vijuar me marrëdhënien e tyre vëllazërore. Shumë të rralla kanë qenë daljet e Patrisit në media. Edhe në ato pak raste ku ai ka folur, ka lënë gjithçka evazive sa i përket marrëdhënies me këngëtaren maqedonase.

“Ende nuk ka kurrfarë lajmi për single apo i martuar. Me rëndësi shëndeti. Jam as i martuar, as single, tani jam në mes. Është e komplikuar, në rrjedhje të lirë”, u shpreh duke qeshur Patris Berisha vitin e shkuar. Patrisi u pyet gjithashtu se si i mban tani kontaktet me nënën e djalit të tij, duke theksuar se komunikojnë përmes e-mailit. “Tash vetëm me email komunikojmë se në telefon i kemi prishur marrëdhëniet. Me e-mail se me telefon ti pëlcet menjëherë dhe përlahesh, ndërsa në e-mail e fshin dhe e shkruan prapë dhe kështu e mban raportin të shëndoshë”, shtoi Patrisi.

Tuna dhe Patrisi janë njohur në vitin 2016, ndërkohë që një vit më vonë janë bërë prindër për herë të parë, të një djali të quajtur Tian. Zen erdhi në jetë vitin e shkuar, kur çifti kishte vetëm pak muaj që i kishte shkëputur marrëdhëniet e tyre. Disa herë dy të rinjtë kanë tentuar për ribashkim, por duket se lidhja e tyre ka përfunduar njëherë e mirë, duke mos pasur më shpresa për një ribashkim. Por raporti i tyre problematik nuk ka ndikuar te detyrimet si prindër. Që duket se përpiqen t’i përngjajnë në këtë model vëllait të Patrisit, Robert Berishës, dhe ish-bashkëshortes së tij. Nora Istrefi.

Dyshja e dashur për publikun është shfaqur shpesh me pushime së bashku me vajzën e tyre. Ishte Roberti ai i cili solli pamje në rrjete sociale nga pushimet në Bansko të Bullgarisë. Bashkë me të ishte edhe vajza Renee, por duket se i shoqëroi edhe ish-bashkëshortja e Robertit, Nora. Kjo e fundit ka postuar video në rrjete sociale, teksa shihet bashkë me Renee duke bërë ski, duke konfirmuar se janë së bashku. Kaq mjaftoi që atë herë rrjeti të ziente për një ribashkim të tyre. Por siç të dy ata u shprehën, ata nuk janë bashkë, por pushojnë së bashku për hir të vajzës së tyre. E njëjta paraqitet situata edhe për ish-çiftin tjetër të familjes Berisha. Tashmë Tuna dhe Patrisi do të jenë çift vetëm në udhëtimet e tyre me dy djemtë.