“Mos më bëj të hap gojën”/ Genc Burimi “shpërthen” në studio ndaj Ilir Demaliajt: Je bërë i shpifur…

Analistët Genc Burimi dhe Ilir Demaliaj u përplasën ashpër me njëri-tjetrin, duke ngritur akuza dhe ofendime në “Shqipëria Live” ditën e sotme ku u diskutua në lidhje me reagimin e SHBA për zgjedhjet e mbajtura në vendin tonë, më 11 maj.

Debati mes tyre:

Ilir Demaliaj: “I kanë bërë të gjitha analizat dhe më pas kanë reaguar. Është një reagim që do të ulë tensionet. Një mesazh diplomatik. Ajo që duhet diskutuar është çfarë do të ndodhë me opozitën në Shqipëri, sepse de facto nuk kemi opozitë.

Edhe po të bëhen zgjedhje çdo 3 muaj, opozita do të shkojë poshtë e më poshtë. Berishën e kuptoj, është në lojë për të mbrojtur veten, familjen, po ata të tjerët nuk i kuptoj.”

Genc Burimi: “Amerika nuk di ku ka kokën e vet”

Ilir Demalia: “Po nëse nuk e di Amerika, e di PD-ja me burimin e vet. Hajde Burim hajde, je burim pa ujë”

Genc Burimi: “Këta nuk dinë ku kanë veten sot, jo të merren me ne. Këto mesazhe nuk janë të lexueshme. Nëse SHBA nuk i njeh zgjedhjet, Rama do thotë punë e madhe. Po i njohu do thotë ishin zgjedhje të lira. Në atë mesazh Amerikanët provokuan një ngjarje si ajo e Kapitolit.

Ilir Demaliaj: “Çfarë thua more, o Genc Burimi?

Genc Burimi: “Je bërë i shpifur. Më lër të flas… Nuk e dija fare që ishte ti në këtë studio…

Në këtë moment ka ndërhyrë moderatorja Sidorela Gjoni, e cila i kërkoi Burmit që të mos gënjente, pasi ai e dinte shumë mirë se në studio ishte i ftuar edhe Demaliaj.

“Në ‘91 isha armik i vendit tim”/ Demaliaj i përgjigjet Rudi Vatës: Je qesharak, fodullizmi kostum i injorancës
“Nuk të lejoj të gënjesh. Hap telefonin dhe shiko mesazhet. Largohu nga emisioni, hap mesazhet, shikoi dhe më pas rikthehu. Ti e dije shumë mirë që në emision ishte i ftuar edhe ilir Demaliaj.”– tha ajo.

Por replikat nuk mbaruan, teksa Demaliaj iu drejtua burimit duke i thënë se duhet të shkojë tek autoriteti i dosjeve.

“Shko tek autoriteti i dosjeve… shko aty dhe shiko se çfarë bëhet. Mos më bëj të hap gojën. Shko tek autoriteti i dosjeve, pastaj flasim për pastëritnë e figurës.”– tha ai.