Don Xhoni blen ‘Lamborghini Revuelto’, vlera e makinës luksoze i kalon 500 mijë euro

Reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni, ka shtuar një tjetër supermakinë në koleksionin e tij, Lamborghini Revuelto, modeli më i ri dhe më i fuqishëm i prodhuesit italian të veturave luksoze.

Këtë e ka bërë të ditur përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social Instagram, ku ka komentuar në fotogorafitë e tij me komentin “kushdo qe fol keq veq prej shpirtit t’plast e ki”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Lamborghini Revuelto është një supermakinë hibride që kombinon një motor V12 me tre motorë elektrikë, duke prodhuar një fuqi totale prej 1,001 kuajfuqi. Ajo përshpejton nga 0 në 100 km/h për vetëm 2.5 sekonda dhe arrin një shpejtësi maksimale mbi 350 km/h.

LEXO  Lëkundje e fortê tërmeti në Turqi

Çmimi i Lamborghini Revuelto fillon nga rreth 608,000 dollarë amerikanë (525 mijë euro). Megjithatë, për shkak të opsioneve të shumta të personalizimit dhe kërkesës së lartë, çmimi mund të arrijë ose të tejkalojë një milion dollarë në treg.

LEXO  DETAJE / Shkoi dy orë me vonesë dhe i dehur, Shpat Kasapi akuzohet se rrahu edhe nusen në dasmën ku duhej të këndonte!

 

 

Don Xhoni shtë i njohur për pasionin e tij për makinat luksoze. Me këtë blerje, ai forcon pozicionin e tij si një nga koleksionistët më të spikatur të makinave në rajon.

LEXO  Rama poston bisedën me Inteligjencën Artificiale, “Diella”: Kurrë mos e pengo tha, kundërshtarin që po gabon

Ky investim i fundit tregon jo vetëm suksesin e tij në industrinë muzikore, por edhe përkushtimin ndaj stilit dhe performancës në çdo aspekt të jetës së tij.

Lajme Te nGjashme