Sara Hoxha në një romancë me Erik Fullanin? FOTO- t që ngrenë dyshimet

Së fundmi influencerja e njohur shqiptare, Sara Hoxha është përfolur se ka nisur një histori të re dashurie, pas ndarjes me reperin Ledri Vula.

Fillimisht u aludua se influencerja ishte në një romancë me një djalë shumë të njohur në rrethet e Tiranës. Por së fundmi referuar postimeve të bërë në rrjet, është krijuar një ide se kush është djali misterizo që i vodhi zemrën Sarës.

LEXO  Zgjidhet anëtari i Kushtetueses, zëvëndësohet Holta Zaçaj

Teksa kaloi fundjavën buzë detit, Sara Hoxha është parë shumë pranë me Erik Fullanin, djalin e ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë

Ka qenë dyshja në fjalë ata që kanë lënë hapësirë për aludime të tilla pas Fullani publikoi një foto nga bregu i detit. E pak çaste pas tij, nga i njëjti vend ka postuar dhe Sara.

LEXO  Ajola bleu 860 mln lekë rroba në internet! SPAK: Bashkë me Erionin mbushën bankat me paratë e korrupsionit! OJF-të e lidhura me ta i ndihmuan t’i fshihnin

Për rrjedhojë në rrjet është përfolur se dyshja në fjalë mund të jenë në lidhje, por ata mund të jenë edhe pjesë e një grupi shoqëror.

LEXO  Aksident i trefishtë në kryeqytet/ Ja detajet e para rreth ngjarjes (Foto)

Megjithatë postimet e bëra së fundmi kanë dëshmuar se të shpeshta kanë qenë rastet kur dyshja në fjalë ka postuar nga i njëjti vend.

Lajme Te nGjashme