Detaje që nuk i kap syri/ Çfarë zbuluan ekspertët nga videoja e përplasjes së avionit në Indi?

Një analist i aviacionit ka shqyrtuar pamjet e fluturimit të Air India përpara përplasjes fatale dhe ka vlerësuar se konfigurimi i aeroplanit të pasagjerëve “nuk duket i rregullt”. Ish-piloti i British Airways, Alastair Rosenschein, është ndër disa ekspertë që kanë folur për Sky News pas vëzhgimit të pamjeve të Fluturimit 171, ku janë vënë re disa parregullsi të mundshme.

LEXO  Këmbimi valutor 26 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

“Është qartazi me rrotat e uljes të nxjerra, dhe kjo nuk është e saktë… ato duhej të ishin tërhequr. Dhe nga videoja… nuk është shumë e qartë… por duket sikur aeroplani nuk kishte të vendosur konfigurimin e duhur të këndit për ngritje”, shkruan skynews.

Rosenschein shpjegoi se këndet e krahëve duhet të vendosen siç duhet, pasi ato zgjerojnë formën e krahëve dhe krijojnë shtesë të domosdoshme ngritjeje në shpejtësi të ulët, gjë që e lejon aeroplanin të ngrihet dhe të ngjitet në lartësi. Ai shtoi se, edhe pse është duke spekuluar, kjo “mund të shpjegojë pse aeroplani u rrëzua”, pasi “nuk do të ishte në gjendje të mbante fluturimin”.

LEXO  “Jam mik i tët biri”/ Mashtronte qytetarë dhe u merrte shuma parash, arrestohet 64-vjeçari

“Videoja nuk është shumë e qartë, por për mua duket se vendosja e këndeve nuk ishte korrekte”, tha ai.

“As lartësia e aeroplanit nuk duket në rregull dhe se aeroplani duket sikur është duke zbritur në vend që të ngjitet. Duket si një problem aerodinamik për shkak të mungesës së konfigurimit të duhur të këndeve gjatë ngritjes”, përfundoi Rosenschein.

LEXO  Masat represive me burg/ 51-vjeçari që vdiq tek “313” ishte arrestuar se nga pakujdesia plagosi një të njohur në lokal

Lajme Te nGjashme