‘Gjuajti’ çantat e punonjësve të spitalit dhe ua zbrazi nga lekët, pastaj kapet mat në një dyqan pajisjesh elektronike, arrestohet hajduti në Elbasan

hërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në kuadër të operacionit policor të koduar “Skeda”, kanë arrestuar një 40-vjeçar të dyshuar për disa raste vjedhjesh në qytet.

Shtetasi A. Ç., i njohur edhe me emrin A. B., banues në Elbasan, është vënë në pranga pas administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve nga katër qytetarë. Ai rezulton i dënuar më parë për vepra të ngjashme penale.

LEXO  Çfarë ndodhi? Rama anulon ‘urgjentisht’ festën e PS-së, ja arsyeja

Nga hetimet paraprake dyshohet se më datë 11 qershor 2025, në ambientet e spitalit rajonal të Elbasanit, ka vjedhur shuma parash nga çantat e tre punonjëseve. Vetëm një natë më pas, më 12 qershor rreth mesnatës, ka thyer derën e një dyqani elektronik në lagjen “Sul Paprri” dhe ka marrë pajisje elektronike të ndryshme.

LEXO  Arrestohet vajza e këngëtares Eli Fara

Pajisjet e vjedhura u gjetën dhe u sekuestruan nga shërbimet e Policisë në një banesë të braktisur, në të njëjtën lagje ku ndodhi edhe vjedhja e dytë.

Policia vijon hetimet për të zbuluar nëse 40-vjeçari është i përfshirë në ngjarje të tjera kriminale të ngjashme në qytetin e Elbasanit.

LEXO  Kriza në Lindjen e Mesme, Dendias thërret mbledhje urgjente me Forcat e Armatosura/ Çfarë po ndodh në Athinë?

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme ligjore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Lajme Te nGjashme