Shqipëria, e para në botë për barazinë në paga mes grave dhe burrave – Gratë në poste drejtuese paguhen më shumë se burrat

Shqipëria renditet e para në botë për barazinë në paga mes grave dhe burrave, sipas raportit të vitit 2025 të Forumit Ekonomik Botëror për barazinë gjinore.

Vendi ynë kryeson për nën-treguesin “Barazia në paga për punë të njëjtë”, pjesë e treguesit “Pjesëmarrja Ekonomike dhe Mundësitë” – një nga katër shtyllat kryesore të indeksit të barazisë gjinore, së bashku me “Arsimin”, “Shëndetin dhe Mbrojtjen” dhe “Fuqizimin Politik”.

Sipas raportit, Shqipëria ka arritur të mbyllë 93.1% të hendekut gjinor në paga, që do të thotë se gratë shqiptare paguhen mesatarisht 93.1% të pagës që marrin burrat për të njëjtën punë – përqindja më e lartë në botë. Në vend të dytë renditet Islanda, me një përqindje prej 85.1%.

LEXO  I riu zbret nga “Porsche” dhe futet në det, policia e pret me skaf për ta arrestuar në Sarandë

Ky tregues bazohet në një anketim me mbi 11,000 drejtues biznesi në 123 vende, të organizuar nga Forumi Ekonomik Botëror. Pyetja bazë që u drejtohet është: “Në vendin tuaj, për punë të njëjtë, në çfarë mase gratë paguhen njësoj si burrat?” Përgjigjet në një shkallë nga 1 në 7 përkthehen në një indeks nga 0 në 1, ku 1 përfaqëson barazi të plotë dhe 0 mosbarazi të plotë.

Shqipëria kryeson Ballkanin për barazinë në paga

Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria shënon rezultate dukshëm më të larta krahasuar me fqinjët: Serbia mbyll 64% të hendekut gjinor, Mali i Zi 66.3%, Bosnjë-Hercegovina 60.8%, ndërsa Maqedonia e Veriut vetëm 54.6%, duke qenë e fundit në Europë. Kosova nuk përfshihet në të dhëna. Italia është e parafundit në kontinent me vetëm 55%.

LEXO  “S’e falim kurrë gjakun, të dënohet me burgim të përjetshëm ose…”/ 32-vjeçari i m*sakroi të atin me thikë, flet vajza e viktimës: Erdhi i përgatitur nga Tirana! E tërhoqi zvarrë dhe e la aty

Gratë në pozita drejtuese në Shqipëri paguhen më shumë se burrat

Megjithëse në përgjithësi burrat në Shqipëri vazhdojnë të kenë paga më të larta, të dhënat e INSTAT për vitin 2023 tregojnë përparësi për gratë në pozita drejtuese. Paga mesatare për gratë ishte 68,200 lekë – 6.2% më pak se paga e burrave prej 72,700 lekësh.

Megjithatë, nga 36 grup-profesione të raportuara, në 5 prej tyre – përfshirë drejtuesit administrativë, ligjvënësit dhe profesionistët e elektro-teknologjisë – gratë paguhen më shumë se burrat, pra në rreth 14% të profesioneve.

LEXO  1 milion € drogë me vete, identifikohet shqiptari që vdiq pas ndjekjes me makinë nga policia italiane

Veçanërisht në grupin “Drejtues administrativë dhe komercialë”, gratë marrin një pagë mesatare prej 201,000 lekësh në muaj – 7.2% më shumë se burrat në të njëjtën kategori, të cilët marrin 188,000 lekë. Ky është njëkohësisht grupi më i paguar në vend.

Edhe në sektorin shtetëror, gratë janë në avantazh. Në kategorinë “Ligjvënës dhe drejtues të administratës publike”, gratë marrin mesatarisht 108,000 lekë në muaj, ose 6% më shumë se burrat në të njëjtin nivel.

Lajme Te nGjashme