Brenda 30 sekondash humbën jetën 265 persona! Gjendet një nga dy ‘’kutitë e zeza”

Mbi 260 viktima kanë mbetur nga aksidenti fatal në Indi ku avioni ”Air India” është rrëzuar të enjten në një zonë të banuar të qytetit Ahmedabad.

Në bord ndodheshin 242 pasagjerë, ndërsa vetëm një person ka mbijetuar i cili ndodhej pranë derës së emergjencës.

Përveç viktimave në avion, të paktën 24 persona kanë humbur jetën në tokë, pasi avioni u përplas mbi një konvikt ku jetonin studentë mjekësie dhe familjarë të tyre.

LEXO  Avioni përplaset me një zog dhe bën ulje emergjente pak pas nisjes! Shikoni pamjet

Por çfarë ndodhi saktësisht me fluturimin AI171 midis Ahmedabad dhe London Gatwick të enjten pasdite?

Për këtë autoritetet indiane të aviacionit kanë nisur një hetim zyrtar ndërkombëtar, në bashkëpunim me ekspertë nga Britania, Shtetet e Bashkuara dhe përfaqësues të kompanisë Boeing.

LEXO  Çmontohet banda kriminale në Spanjë, në pranga tre shqiptarë! Sekuestrohet drogë me vlerë 500 mijë euro

Ndërsa njoftohet se është gjetur një nga dy “kutitë e zeza”.

Ndërkohë, sipas NDTV qeveria indiane po shqyrton pezullimin e të gjithë flotës Boeing 787 të Air India-s, pas tragjedisë që shkaktoi humbje të mëdha njerëzore.

Avioni u ngrit në orën 13:39 me orën lokale dhe vetëm pak minuta më pas lëshoi sinjal emergjence. Video të publikuara në rrjetet sociale tregojnë avionin duke humbur shpejt lartësi dhe më pas duke u përplasur mbi ndërtesa përpara se të shpërthente në flakë.

LEXO  Panik në aeroport/ Avioni pëson defekt, pasagjerët evakuohen përmes ‘rrëshqitëseve emergjente’

Shefi i policisë, Kannan Desai, konfirmoi se janë gjetur 265 trupa, duke përfshirë viktimat në tokë dhe pasagjerët.

Lajme Te nGjashme