Pamje të rralla: Shfaqet balena pranë gadishullit të Karaburunit

Një pamje e rrallë është regjistruar në ujërat shqiptare, pranë gadishullit të Karaburunit, ku një balenë është filmuar duke notuar qetësisht. Videoja u publikua në rrjetet sociale nga arkitekti dhe ambientalisti Artan Shkreli, i cili ndau momentin emocionues me ndjekësit e tij.

“BALENË … sot në drekë, në Meksokanal, pranë Karaburunit. Nga helikopteri mund t’i jepje dorë”, shkruan Shkreli në postim, shoqëruar me pamjet ajrore ku gjitari detar shihet qartë në ujërat e kristalta të Jonit.

LEXO  “Jo personale, por..”/ Veliaj i përgjigjet nga qelia “Nesti Angonit”: I shkreti, ngeli spektator me ëndrra protagonisti (Video)

Kjo është hera e parë pas pesë vitesh që një balenë raportohet të jetë parë në këtë zonë. Sipas të dhënave, hera e fundit kur balenat u vunë re në Karaburun ishte në vitin 2020, kur një grup u filmua nga një peshkatar duke lëvizur pranë brigjeve.

LEXO  Sulm ndaj një autobusi shkolle në Pakistan, humbasin jetën 4 fëmijë

Balenat janë vizitorë të rrallë të detit shqiptar, dhe prania e tyre ngjall interes dhe shqetësim njëkohësisht për ekosistemin detar, që është nën presion të vazhdueshëm nga aktiviteti njerëzor, ndotja dhe ndryshimet klimatike.

LEXO  U raportua i zhdukur, 55-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në rezervuarin e ujërave të zeza

Pamje të tilla janë një sinjal pozitiv për biodiversitetin në zonat detare shqiptare dhe një kujtesë e rëndësishme për nevojën e mbrojtjes së këtyre habitateve të ndjeshme.

Lajme Te nGjashme