Aksident i rëndë/ Përplasen dy automjete, raportohen të lënduar

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Aksidenti rrugor është shënuar vetëm pak minuta më parë në afërsi të fshatit Çiflig, në qarkun e Korçës.

Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i lënduar dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes ndodhet Policia Rrugore, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.