Goditi me gomone turistin në Gjipe, arrestohet drejtuesi i mjetit ujor! I plagosuri dërgohet te Trauma

Është vënë në pranga Krenar Velaj, drejtuesi i gomones i cili ditën e djeshme në Gjipe të Himarës goditi turistin gjerman që po notonte dhe bënte zhytje.

Ky i fundit pas ndihmës së parë mjekësore në Himarë, është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

LEXO  Këmbimi valutor 4 shtator/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

“Në vijim të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në vendin e quajtur Gjiri i Gjipesë, Dhërmi, Himarë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, shtetasin K. V., banues në Orikum.

LEXO  Angli/ U dënua me 11 vite për trafik droge, Home Office betejë për t’i hequr nënshtetësinë britanike shqiptarit

Ky shtetas, ditën e djeshme, duke drejtuar një mjet lundrues (gomone), ka goditur në det me pjesën e përparme të gomones, shtetasin D. S., 46 vjeç, banues në Gjermani, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës”, njofton policia.

LEXO  Macron i pëshpërit diçka në vesh, shikoni reagimin epik të Meloni-t (Video)

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lajme Te nGjashme