Helika e gomones i preu gjymtyrët turistit gjerman në Gjipe, arrestohet pas një dite drejtuesi i mjetit (EMRI)

Policia e Vlorës ka arrestuar shtetasin Krenar Velaj, drejtuesi i gomones që goditi turistin dje në Gjipe.

27-vjeçari u arrestua një ditë pas ngjarjes së rëndë ku mbeti i lënduar rëndë turisti gjerman.

Velaj ishte duke lundruar me gomone jashtë perimetrit të sigurisë, ndërsa dispononte edhe dokumentacion të rregullt, ndërsa turisti ka qenë duke u zhytyr në afërsi të gomones, kur është goditur nga helikat.
Për pasojë ka pësuar prerje në gjymtyrët e poshtme dhe në shtyllën kurriozore. Fillimisht ka qenë vetë 27-vjeçari që e ka ndihmuar duke njoftuar dhe policinë kufitare e cila e ka shoqëruar turistin gjerman për në spitalin e Himarës.

LEXO  Përplasja e Ramës me gjyqtarët, Salianji: I trajton institucionet e drejtësisë si lecka! Pse nuk reagojnë partnerët ndërkombëtarë?

Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, pak minuta pas ngjarjes një helikopter mberriti në Himarë i cili bëri të mundur transportimin me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

LEXO  Goditi me grusht Genard Hajdinin dhe babain e tij, nis hetimi për 40-vjeçarin! Shoqërohej me një vajzë të re, ja çfarë ka deklaruar ajo

Lajme Te nGjashme