Dënohen me burgim të përjetshëm dy të pandehurit për vrasjen e Artan Cukut

Gjykata e Tiranës ka dënuar me burgim të përjetshëm Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, për përfshirjen në vrasjen e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Artan Cuku, ngjarje që tronditi opinionin publik në prill të vitit 2017.

Vrasja ndodhi në rrugën e “Kosovarëve” në Tiranë, ndërsa hetimet çuan në identifikimin e Bledar Jambellit si porositës dhe financues të krimit. Ai u arrestua në Greqi në vitin 2018 dhe më pas u ekstradua drejt Shqipërisë.

LEXO  “Ia dola të mposht këtë sëmundje të mallkuar” – Një muaj në koma dhe i intubuar, avokati i njohur shqiptar fiton betejën më të rëndë të jetës

Ishte Mikel Shallari, autori i ekzekutimit, i cili u arrestua pak ditë pas ngjarjes dhe vendosi të bashkëpunojë me Prokurorinë duke zbuluar porositësit e vrasjes së ish-komisarit.

Në këmbim të dëshmisë që çoi në zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve, Shallari përfitoi statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe u dënua me vetëm 10 vite burg.

LEXO  Arrestimet e inspektorëve të IMT-së? Berisha nxjerr mesazhin: Dënoj me ashpërsinë më të madhe mashtrimin publik dhe mbrojtjen e korrupsionit

Sipas dosjes hetimore, motivi i vrasjes së Cukut ishte një arrestim që ai kishte kryer në vitin 2012, kur në cilësinë e drejtuesit të Policisë së Vlorës, kishte ndaluar Bledar Jambellin si të dyshuar për vrasjen e shtetasit Armando Delaj.

LEXO  Izraeli ndalon flotën e fundit pro-palestineze me 42 anije

Jambelli u lirua nga akuzat dy vite më pas dhe madje fitoi një dëmshpërblim prej mbi 500 mijë lekësh nga shteti për ditët e qëndrimit në paraburgim.

Lajme Te nGjashme