“Do rrisim prodhimin e raketave”, Erdogan: Preferojmë të vdesim sesa të jetojmë me turp! Izraeli po rrezikon …

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka mbajtur një fjalim të fortë, teksa ka deklaruar se vendi i tij planifikon të rrisë prodhimin e raketave me rreze të mesme dhe të gjatë.

Erdogan tha se një vend është i prekshëm nëse nuk është i fortë politikisht, ekonomikisht, shoqërisht dhe ushtarakisht.

“Si komb, preferojmë të vdesim sesa të jetojmë me turp”, tha ndër të tjera Erdogan.

LEXO  Lala sjell detaje tronditëse nga skema e kokainës së dekriptuar nga SKY ECC,ja si u zbulua rrjeti nga operacioni “Ura”

“Tani po planifikojmë prodhimin e raketave për të rritur rezervat tona me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi në një nivel të besueshëm parandalues.

Së shpejti, do të arrijmë një kapacitet mbrojtës që askush nuk do të guxojë ta sfidojë. Kemi hyrë në fazën e prodhimit të sistemeve tona në sasi që vërtet përforcojnë aftësinë tonë parandaluese. Nëse nuk je i fortë politikisht, shoqërisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht, të mungon aftësia parandaluese – dhe je i prekshëm.

LEXO  Shqipëria fiton pozicione në renditjen e re të FIFA-s, Kosova vendos rekord, ja kush kombëtare kryeson listën

Si komb, preferojmë të vdesim sesa të jetojmë me turp. Më mirë të prehemi me nder nën tokë sesa të jetojmë pa nder mbi të”, tha Erdogan.

LEXO  Fundoset banda shqiptare e narkotrafikut në Britani! Dënohen me 28 vite burg gjashtë anëtarët

Në deklaratën e bërë pas mbledhjes së kabinetit, Erdogan tha se Izraeli po rrezikon ekzistencën e vet me veprimet që po kryen.

“Me çdo shtypje që kryen, çdo gjak që derdh, çdo krim kundër njerëzimit që kryen, Izraeli po rrezikon ekzistencën e vet dhe të ardhmen e shoqërisë së tij, hap pas hapi”, tha ai.

Lajme Te nGjashme