Dalin pamje të reja nga rrëzimi i aeroplanit në Indi, i mbijetuari i vetëm shihet duke ecur në rrënoja

Një video e re është publikuar nga tragjedia në Indi, ku avioni i Air India u rrëzua në Ahmedabad javën e kaluar. Në video shihet i mbijetuari i vetëm duke qëndruar në këmbë dhe i padëmtuar.

Vishwas Kumar Ramesh u nxor nga rrënojat pasi doli nga dera e thyer e daljes së emergjencës pranë tij.

LEXO  E rëndë, një person gjendet pa shenja jete në banesë

Videoja tregon 40-vjeçarin duke u larguar nga vendi i ngjarjes , pa lëndime serioze. Pasi u vu re nga kalimtarët, ai u dërgua në një vend të sigurt dhe më pas në spital. Ramesh, një indian që ka jetuar dhe punuar në Britani për shumë vite, ishte ulur në sediljen 11A, pranë dyerve të daljes së emergjencës mbi krahët e përparmë.

LEXO  Tre shenjat e horoskopit që do të kenë fat në financat e tyre! Bollëk të ardhurash, investime në…

Kjo është pjesa më e fortë strukturore e aeroplanit dhe u jep pasagjerëve shansin më të mirë për të mbijetuar përplasjen fillestare. Vëllai i tij, Ajay, i cili ishte ulur në një rresht tjetër sediljesh, vdiq kur aeroplani u rrëzua.

LEXO  Edukoi dhe mësoi me dhjetëra breza, mbyll sytë përgjithmonë mësuesja e njohur në vendin tonë

Në total, më shumë se 270 persona u vranë në bord dhe në tokë kur ai u përplas në një konvikt policie.

Lajme Te nGjashme