Aksident i rëndë në aksin Sarandë-Delvinë, makina del nga rruga dhe bie në urë!

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e së hënës në afërsi të fshatit Buronjë, pranë Stjarit, në aksin Sarandë-Delvinë. U raportua se një automjet ka rënë nga ura, ndërsa i plagosur ka mbetur drejtuesi.

Sipas informacioneve paraprake, në automjet ndodhej vetëm shoferi, një burrë rreth 60 vjeç, i cili është transportuar menjëherë në Spitalin e Sarandës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

LEXO  Shtëpi bari në Kamëz! Arrestohen dy persona, policia sekuestron armë dhe kanabis (EMRAT)

“Sarandë/Informacion paraprak Rreth orës 19:30, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, në vendin e quajtur “Stiar”, shtetasi N. B., 61 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke dalë nga rruga.

LEXO  Meta kërkoi zëvendësimin e masës “arrest në burg”, GJKKO merr vendimin për ish-presidentin

Si pasojë e aksidentit, 61-vjeçari ka marrë dëmtime dhe është transportuar për mjekim më të specializuar në QSUT Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po vijon me veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

LEXO  I vuri armën në kokë dy punonjëseve të tij, nënë e bijë, e pëson keq pronari i hotelit në Himarë

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Lajme Te nGjashme