Pasdite priten reshje shiu në disa zona, ja parashikimi i motit për sot dhe sa do të jenë temperaturat

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Sipas parashikimeve meteorologjike, moti do të nisë me kthjellime, por në orët e mesditës dhe pasdites do të ketë zhvillim të vranësirave, kryesisht në zonat malore të vendit. Këto vranësira pritet të shoqërohen me reshje lokale shiu.

LEXO  LAJM I FUNDIT/ Ky shtet i rëndësishëm njeh shtetin e Palestinës

Era do të fryjë nga verilindja në drejtim të veriperëndimit me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s, ndërsa në zona të caktuara si lugina dhe bregdet, herë pas here do të arrijë deri në 10 m/s.

LEXO  Tre të vrarë dhe të paktën 8 të plagosur nga të shtënat në SHBA, autori qëlloi nga varka në breg dhe…

Për sa i përket gjendjes së detit, valëzimi do të jetë i ulët, me intensitet 1-2 ballë, çka e bën të përshtatshëm për lundrim dhe pushime bregdetare.

Qytetarët këshillohen të marrin masa të kujdesit, veçanërisht në zonat malore, ku reshjet e papritura mund të sjellin vështirësi të përkohshme.

LEXO  Sulmet në Lindjen e Mesme/ Katari reagon pas sulmeve të Iranit: Raketat balistike drejt bazës amerikane, s’ka viktima

Lajme Te nGjashme