Dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Erion Alibej, para Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është shoqëruar me tensione të forta. Në seancën e kwsaj tw marte, teksa Alibej vijonte rrëfimin për ngjarjet kriminale, u përplas verbalisht me të pandehurin tjetër, Xhuljan Hoxha.
Nga kafazi i sigurisë, Hoxha iu drejtua Alibejt me fjalët ironike: “O Tommaso Buscetta”, duke e krahasuar atë me mafiozin e njohur italian që u bë i pari “pentito” i madh i Cosa Nostra-s dhe dëshmoi kundër organizatës. Gjykata ndërhyri menjëherë për të rivendosur qetësinë dhe për të vijuar seancën.
Gjatë dëshmisë, Alibej foli në detaje për vrasjen e Bujar Çelës, të cilin e identifikoi si “njeriun më të afërt të Talo Çelës”. Sipas tij, pas vrasjes së Emiljano Ramazanit, ai vetë kishte kwrkuar që arma e krimit të fshihej në banesën e Bujar Çelës. Në këtë plan, pretendon Alibej, ishte i përfshirë edhe Xhuljan Hoxha, i cili “jepte informacione”.
Për këtë pretendim ndërhyri sërish Hoxha, duke thënë: “Unë kam qenë në shtëpi. I sigurt që ke folur me mua o Tommaso Buscetta?”
Në vijim të dëshmisë, Alibej deklaroi se fillimisht për atentatin ndaj Bujar Çelës ishin angazhuar Skerdi Tase dhe Henrik Hoxha, por që më pas u tërhoqën pa dhënë shpjegime. Ai shtoi se më vonë ishin përfshirë shtetasit Besin Xhixha dhe Enver Diva (“çunat e Fushë-Krujës”), të cilët sipas tij morën përsipër ekzekutimin.
“Bujar Çela ishte njeriu më i afërt i Talo Çelës. Pas vrasjes së Emiljano Ramazanit, vendosa që armën e krimit ta vendosnim te shtëpia e Bujar Çelës. Xhuljani më jepte informacione.
Për Bujarin vendosëm ta ekzekutonim. Si fillim u angazhua Skerdi Tase për ta ekzekutuar dhe Henrik Hoxha. E morën si punë, u angazhuan të dy. U morën disa ditë rresht për ekzekutimin e Bujar Çelës. Nuk e kuptova pse u tërhoqën, as sot e kësaj dite nuk e kam kuptuar pse nuk e vranë.
Informacionet për Bujarin unë i kisha të gjitha, përveç informacioneve që kishte Nuredini nga Eljo Bitri. Nuk u arrit në atë periudhë, pastaj Bujari u mor me Abedin Mamen.
Më pas, sa i përket ditës së ekzekutimit të Bujarit, u angazhua ditë përpara çunat e Fushë-Krujës, Besi dhe Veri (Besin Xhixha dhe Enver Diva).
Çunat e Fushë-Krujës, ditën e ekzekutimit, kanë ardhur me një Renault ngjyrë qumështi, me atë erdhën nga Fushë-Kruja. Kanë pritur njëherë te shtëpia e Bujarit, një komshi i pa dhe ata u tërhoqën.
U larguan nga zona aty dhe më pas u afruan te lokali ku ishte Bujari.
Pasi kanë mbaruar veprimin, më ka shkruajtur Nuredini në sekondë që ‘mbaroi Bujari’.
Makinat u larguan njëkohësisht, Renault-i u dogj, më pas me makinën E-Class shkuan për Fushë-Krujë.”- tha Alibej.