Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Amber Candy, ishte një ditë më parë e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo ka folur për periudhën që po kalon tani pas eksperiencës brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri si dhe për marrëdhëniet me ish-banorët.
Amber gjithashtu ka treguar edhe për jetën e saj private dhe planet për të krijuar një familje…
Pjesë nga intervista:
Ronaldo: Me kë jeton këtë periudhë?
Amber: Jetoj vetëm.
Ronaldo: Pra nuk je me dikë?
Amber: Pse duhet të jem me dikë? A kemi lindur vetëm në këtë botë? Unë jam shumë racionale në gjërat e mia dhe në momentin që nuk ndihem mirë ose e plotësuar nga një i dytë, më mirë zgjedh që të jetoj vetëm.
Ronaldo: Mendon se ekziston ai i duhuri sot?
Amber: Mashkulli duhet të ketë peshë. Mendoj që rrjetet sociale kanë ndikuar në raportin në çift, por dhe meshkujt kanë filluar kurohen më shumë seç duhet. Mashkulli po nuk pati peshë… Nuk matet nga muskujt, duhet të ketë peshë truri.
Ronaldo: Si duhet të jetë burri ideal për ty?
Amber: Sandokani (qesh).