Vrau me thikë e 32-vjeçarin në Divjakë për kanalin vaditës, Gjykata merr vendimin për Xhesion Toromanin

Gjykata e Shkallës në Fier caktoi masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për Xhesion Toromanin, për vrasjen e 32-vjeçarit Besmir Kumria pak ditë më parë në Divjakë.

Menjëherë pas krimit autori u largua gjakftohtë në errësirën e natës, por u kap pas disa orë përndjekje nga shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

Nga hetimet paraprake dyshohet se Xhesion Toromani e ka vrarë 32-vjeçarin pasi familjet e tyre kanë patur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat megjithatë motivet ende mbeten të paqarta.

Besmir Kumria punonte në zonën e Himarës gjatë muajve të verës së bashku me vëllain e tij ndërsa autori për 7 vite nuk kishte shkelur në Kryekuq.

Motivet mbeten ende të paqarta ndërsa sot autori do të dalë para trupit gjykues të përbërë nga gjyqtarja Aurora Tushe.

Megjithate policia ka deklaruar pas ngjarjes se vrasja ka ndodhur pasi dy familjet prej kohesh kishin nje konflikt ne lidhje me token ku kalonte kanali vadites.

Mbi 25 vjeçarin rëndojnë veprat e rënda penale “ Vrasja me paramendim” dhe “ Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”