Panik në det/ Përfshihet nga flakët gomonia plot me pasagjerë (Detaje)

Një gomone ka marrë zjarr në zonën e Potamit në Himarë, pikërisht në pjesën e këmbës se motorit së mjetit lundrues.

Si pasojë, gomonia është përfshirë nga flakët, ndërkohë që tre personat që ndodheshin në bord janë ndihmuar nga policia kufitare.

Janë njoftuar salla e policisë se Himarës ku mjetet e policisë kufitare kane shkuar menjëherë në vendngjarje, duke shpëtuar tre personat dhe duke i shoqëruar në breg.

Gomonia është shkrumbuar nga flakët duke përfunduar në det, ndërsa fatmirësisht të tre pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pësuar dëmtime trupore.