Konfliktohet me dy punonjëset dhe i kërcënoi me armë, pranga pronarit të hotelit në Borsh

Emanuel Shkëmbi është arrestuar nga policia pasi gjatë një konflikti me dy punonjëset në hotelin e tij në Borsh, nënë e bijë, i ka kërcënuar me armë zjarri. Gjithashtu edhe babai i tij është vënë nën hetim pasi ka goditur një person tjetër. Nën hetim është vënë edhe një person tjetër që ka fshehur armën e zjarrit pas konfliktit.

Njoftimi i policisë:

Në datë 25.08.2025, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë u finalizua me sukses, Operacioni policor i koduar “THE GUNE”, ku u bë e mundur Arrestimi ne Flagrancë i shtetasit Emanuel Shkëmbi.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjat konfliktit verbal me puntorët në hotelin e tij në Borsh, Himarë, shtetaset A.O dhe R.O nënë dhe bijë, i ka kanosur me një armë zjarri tip Pistolet.

Gjithashtu u procedua ne gjëndje të lirë babai i tij shtetasi A.Sh babai i autorit pasi ka goditur shtetasen A.K duke ushtruar dhunë fizike tek ajo.

Është proçeduar penalisht dhe shtetasi P.B pasi ka fshehur armën e zjarrit mbas konfliktit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua:

– 1 armë zjarri tip Pistoletë.
– 1 krëhër Pistolete.
– 8 fishek 9mm.

Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyse dhe i munocionit” “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Veprime që pengoin zbulimin e së vërtetës”, të parashikuar nga Nenet 278, 84, 90 dhe 301 të K.Penal.