Zjarr i madh në qendër të Peshkopisë, digjet një pallat trekatësh, evakuohen banorët

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një pallat trekatësh në qendër të Peshkopisë rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm. Flakët kanë nisur nga kati i tretë i godinës dhe janë përhapur me shpejtësi, duke shkrumbuar të gjithë ndërtesën.

LEXO  Iu gjetën armë, drogë e shufër metalike me mbishkrimin “Policia”, arresohet 27-vjeçari i rrezikshëm! Kush është i riu, i dënuar për vrasje

Menjëherë pas sinjalizimit, forcat zjarrfikëse dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje, ku është bërë evakuimi i banorëve. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndonëse dëmet materiale janë të konsiderueshme.

LEXO  Amerikanët e kanë vizatuar qartë rolin e Ramës në skandalin McGonigal/ Hoxha: Po të kishte pasaportë amerikane…

Zjarri ka shkaktuar panik te banorët e zonës, pasi pallati ndodhej në një zonë të populluar dhe me ndërtesa të tjera shumë pranë njëra-tjetrës.

Shkaqet e zjarrit ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht, por dyshimet e para lidhen me një shkëndijë elektrike. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

LEXO  TRONDITËSE/ Shqiptari tenton t’i rrëmbejë gruas vajzën 4-vjeçare nga krahët, në mes të ditës

Lajme Te nGjashme