U dhunua “live” në TikTok, “Diamanti” thyen heshtjen: Ishte konflikt momenti, jemi çuna …

Pas publikimit të videos ku shihej duke u dhunuar, tiktokeri i njohur si “Diamanti Blu” ka thyer heshtjen duke dhënë versionin e tij për ngjarjen.

Në një video të re të publikuar në profilin e tij, “Diamanti” thotë se gjithçka lidhet me mosmarrëveshje të mëparshme dhe ofendime reciproke mes tij dhe personave të tjerë. Sipas tij, episodi nuk ishte gjë tjetër veçse një konflikt i momentit.

“Kush më ka sharë, e kam sharë. Kam parë drejtimin tim. Unë s’është se kam gabime, ndonjë gabim të vogël mund ta kem, po çfarë të bëjmë, janë gjëra që ndodhin,” thotë ai, duke theksuar se nuk e konsideron veten problematik.

Tiktokeri shton se pavarësisht asaj që ndodhi, publiku duhet të kuptojë se “jemi çuna të mirë, nuk jemi kështu”, duke tentuar të qetësojë spekulimet që qarkulluan pas videos virale.

Ky reagim vjen pasi momenti kur ai u qëllua me shuplakë gjatë transmetimit u shpërnda masivisht në rrjet, duke ngjallur aludime se përplasja lidhej me konflikte të vjetra mes tij dhe të tjerëve në platformë.