Katër fëmijët e 36-vjeçares Marjola Nakoleci, gruas së vrarë në Volos nga bashkëshorti i saj, Pandeli Nakoleci, pritet të zhvendosen në Skiathos dhe kujdestaria pritet t’i kalojë tezes së tyre.
40-vjeçari të premten e kaluar vrau brutalisht bashkëshorten e tij 36-vjeçare dhe nënën e fëmijëve të tyre, duke përdorur një mjet kuzhine për pjekje.
Avokatja e familjes, ishte e pranishme në gjykatën e Volos dhe deklaroi se mbeten vetëm disa detaje të fundit për t’u përfunduar procesi i dhënies së kujdestarisë ligjore motrës së viktimës.
Vendimi përkatës pritet të jepet nesër në mëngjes nga Prokuroria e Gjykatës së Shkallës së Parë në Volos.
Shërbimi Social ka përfunduar tashmë raportin e tij, i cili është pozitiv për kalimin e kujdestarisë tek tezja e fëmijëve, e cila jeton dhe punon në ishullin e Skiathos.
E rëndësishme është se të katër fëmijët kanë shprehur dëshirën për të jetuar me tezen e tyre, ndërsa ndodhen ende në gjendje shoku pas ngjarjes tragjike.