LAJMI I FUNDIT/ SPAK operacion në IMT-në e Tiranës, arrestohen dy inspektorë

SPAK, në bashkëpunim me Drejtorinë Hetimore Qendrore në Policinë e Shtetit, ka zhvilluar një operacion në kuadër të hetimeve për korrupsion në Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit IMT Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, janë ndaluar dy inspektorë të këtij institucioni, të cilët dyshohet se kanë marrë ryshfet nga subjekte që kanë shkelur ligjin.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit.