Arrestimet e inspektorëve të IMT-së? Berisha nxjerr mesazhin: Dënoj me ashpërsinë më të madhe mashtrimin publik dhe mbrojtjen e korrupsionit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një postim në rrjetin e tij social Facebook, përmes të cilit flet për arrestimet e inspektorëve të IMT-së.

Kryedemokrati ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili denoncon mashtrimin për arrestimet për resortin pa leje në Kepin e Rodonit.

Berisha shkruan se korrupsionin e bën vetë drejtori i IMT, Rigers Sheqeri, por SPAK ka arrestuar vetëm shoferin e tij, ndërkohë që inspektorët e tjerë janë liruar.

“Dënoj me ashpërsinë më të madhe mashtrimin publik dhe mbrojtjen e korrupsionit nga Skapi i partisë dhe mediat e qeverisë“, shkruan Berisha në Facebook.

Postimi i plotë

Narko-qeveria dhe Skapi i saj në garë kush të mashtrojë më shumë!

Qytetari dixhital denoncon mashtrimin për arrestimet për resortin pa leje në Kepin e Rodonit.

Asnjë inspektor nuk është arrestuar!

Përgjegjës direkt është Rigers Sheqeri, drejtor i IMT, por edhe në këtë rast për SKAPIN e partisë përgjegjës është shoferi!

Dënoj me ashpërsinë më të madhe mashtrimin publik dhe mbrojtjen e korrupsionit nga Skapi i partisë dhe mediat e qeverisë.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Miremengjes Doktor!

Dje gjoja ne menyre te bujshme nga mediat e paguara nga inceneratoret doli lajmi se SPAK godet korrupsionin ne IMT, duke arrestuar dy inspektor dhe duke shpallur dy te tjere ne kerkim. I gjithe ky lajm qe flet gjoja mbi korrupsionin e administrates u shpernda ne menyre te menjehershme nga vete mediat e qeverise, por ne fakt e verteta eshte krejt tjeter.
Inspektoret jane lene te lire, sepse ne fakt kjo ceshtje nuk ka lidhje me inspektoret, por ka lidhje drejtpersedrejti me Drejtorin e korruptuar te IMT, Rigers Sheqeri, i cili pasi lejoi gjithe ndertimet pa leje duke mbyllur syte e duke rrjepur me ryshfet qytetaret kerkon qe korrupsionin e tij te cilin e ushtronte nepermjet shoferit te tij, gjobembledhesit te gjobave korruptive te Rigers Sheqerit , sot na del gjoja me njoftim se IMT distancohet nga keto veprime te turpshme.
Ne fakt inspektoret jane liruar dhe i vetmi qe eshte mbajtur ne arrest eshte shoferi personal i te korruptuarit Rigers Sheqeri.
Pse u liruan inspektoret? Çkerkonte shoferi i Rigers Sheqerit neper biznese duke mbledhur para?
A mund te vepronte qeni besnik i Rigers Sheqerit pa urdhrin e padronit te tij te korruptuar?