Aksident në aksin Fier-Lushnje, 5 makina përplasen njëra pas tjetrës

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin Fier-Lushnje, në afërsi të Savrës.

Sipas raportimeve, në aksident janë përfshirë pesë automjete që janë përplasur njëri pas tjetrit.

LEXO  Garë e fortë brenda PS-së, emrat që konkurojnë për 5 mandate në Kuvend

Fatmirësisht nuk ka raportime për të lënduar, vetëm dëme materiale.

Për shkak të aksidentit, trafiku në zonë është rënduar, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.

LEXO  Sherr masiv në rrugët e Milanos, 32-vjeçari nga Egjipti masakrohet me thikë nga një grup me shqiptarë e afrikanë

Lajme Te nGjashme