U shkarkua apo u dorëhoq? Rama flet për Ermal Dredhën: U zbut më shumë se ç’duhet në trajtimin e Vlorës

Kryeministri Rama në parantezën e prezantimit të kabinetit qeveritar kritikoi drejtësinë e re, komentoi çështjen Veliaj si dhe ‘lançoi’ një garë të re politike sa i takon drejtimit të bashkisë kryesore të vendit, Tiranës. Rama prezantoi 11 grupet parlamentare dhe sakaq, kryetari i ri i Kuvendit do te jete Niko Peleshi.

Parlamenti do ketë seli të re dhe kryetar i grupit parlamentar do te jete Taulant Balla.

Pasi dha dorëheqjen nga drejtimi i Vlorës, Ermal Dredha shfaqet në Pallatin e Kongreseve, ku po zhvillohen punimet e Asamblesë së Partisë Socialiste.

Dorëheqja e Dredhës u komentua nga Rama i cili tha se në atë bashki Dredha ishte më i miri. Sipas Ramës, Dredha u zbut më shumë seç duhet për të përballuar aravenë në atë bashki.

“Administrata e drejtorive, qytetarët na janë bashkuar masivisht dhe na besuan një mandat për të bërë historinë. Shembulli i Vlorës, me aq sa pashë mbi situatën e qytetit, si dhe për shërbimin e drejtorive.

Vetkënaqësi labe e mbingakruar me re në pantallonat e qytetit, dembelizëm dhe karshillëk nga qytetarëve të Vlorës. Të tërë hipur mbi shpatullat e qeverisë në kuptimin që qevera investon mbi Vlorën.

E gjithë kjo situatë do të ishte gabim nëse do të lidhej me kryetarin e bashkisë i cili në atë situatë është më i miri. Nëse lidhet me kryetarin e bashkisë bëhet gabimi tjetër që ja lëmë vetëm Vlorës, nuk është vetëm Vlora.

Dorëheqja e Ermalit është treguesi i një njeriu që e ndjen, e do Vlorën dhe i vetmi problem që ka është që duke ndenjur për një kohë të gjatë jashtë Vlorës u zbut më shumë seç duhet për të përballuar aravenë.”, tha Rama.