E trishtë! Sapo ishte bërë gjysh/ U vra sot në sallën e gjyqit, kush është gjyqtari Astrit Kalaja, baba i dy fëmijëve

Një ngjarje e rëndë dhe e paprecedentë ka tronditur sot opinionin publik.

Gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje në sallën e gjyqit, teksa ndodhej në krye të detyrës.

LEXO EDHE: I shtrirë përtokë para Apelit, pamjet tronditëse të gjyqtarit pasi u ekzekutua me armë

LEXO EDHE: Vrau gjyqtarin Astrit Kalaja/ Publikohet VIDEOJA, momenti kur policia neutralizon autorin

LEXO  Makina del nga rruga, plagosen tre anëtarë të një familje

Vrasja brenda mureve të tempullit të drejtësisë ka shkaktuar tronditje të thellë dhe reagime të shumta në mbarë vendin, duke ngritur pyetje të rënda mbi sigurinë dhe autoritetin e institucioneve të drejtësisë.

LEXO  Pastronin paratë e krimit përmes sistemit “Hawala”, SPAK zbërthen skemën, si transferoheshin miliona euro nga Zvicra…

Astrit Kalaja lindi në Shkodër, 62 vite më parë. Ai ishte një emër i njohur në sistemin gjyqësor shqiptar, me një karrierë të gjatë e të respektuar.

Ishte baba i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze, dhe Kalaja ishte bërë gjysh vetëm pak kohë më parë

LEXO  HOROSKOPI/ Do të bini çmendurisht në dashuri me dikë që nuk e keni simpatizuar kurrë

62-vjeçari shërbente si gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Ai kishte kaluar me sukses procesin e Vettingut, duke vijuar ushtrimin e detyrës si pjesë e trupës gjyqësore që kishte kaluar filtrat e reformës në drejtësi.

Lajme Te nGjashme