Zbardhen detaje nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, autori e priti në korridor dhe e qëlloi, armën ia dorëzoi…

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë dhe e paprecedentë që ndodhi sot në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ku u vra në krye të detyrës gjyqtari Astrit Kalaja.

Sipas informacioneve për Dosja.al, autori i dyshuar, Elvis Shkambi, ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, ku në orën 14:00 kishte nisur një seancë që lidhej me një çështje pronësie, në të cilën ai ishte palë.

LEXO  Zjarr në ish-parkun e automjeteve, digjen 4 autobusë! Tre prej tyre të shkrumbuar totalisht

Gjatë seancës, gjyqtari Kalaja u njoh me pretendimet e të dy palëve dhe në fund dha vendim në favor të kundërshtarëve të Shkambit, të cilët më pas rezultuan të plagosur në ngjarje.

Pas përfundimit të seancës, Kalaja doli nga salla në drejtim të korridorit të gjykatës, ku u përball me Shkambin, i cili e qëlloi me armë zjarri të tipit pistoletë.

LEXO  “Parti Enver jemi gati kurdoherë”- Pas miratimit të programit dhe kabinetit, opozita ironizon mazhorancën! Rregullorja ‘fluturon’ mbi kokat e ministrave dhe deputetëve

Pas kryerjes së aktit tragjik, autori i dorëzoi armën rojës së sigurisë së gjykatës dhe më pas u largua nga ambientet e institucionit. Ai shkoi pranë një patrulle policie që ndodhej jashtë godinës dhe deklaroi se kishte kryer vrasjen, duke u dorëzuar vullnetarisht.

Ngjarja, që ka shkaktuar tronditje të thellë në opinionin publik, vuri në pikëpyetje sigurinë në institucionet e drejtësisë, ndërkohë që autoritetet kanë nisur një hetim të thelluar për të zbardhur të gjitha rrethanat e krimit dhe për të identifikuar çdo përgjegjësi shtesë që mund të ketë çuar në lejimin e armës në ambientet e gjykatës.

LEXO  Blero sërish drejt altarit? Këngëtari poston MESAZHET me partneren misterioze: Dëshiroj të martohem me ty

Dy persona të tjerë, babë e bir, mbetën të plagosur nga të shtënat, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Lajme Te nGjashme