Aksident i rëndë/ Humbi kontrollin e automjetit, 24-vjeçari transportohet drejt Spitalit të Traumës

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në ambientet e portit të Durrësit ku një 24-vjeçar dyshohet se duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë është dëmtuar.

LEXO  Del video e qartë e rrëzimit të avionit, ja çfarë dyshohet se e shkaktoi

I dëmtuari është transportuar në spitalin e Traumës dhe po merr ndihmën mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftim i Policisë:

Durrës/Informacione paraprake

-Në ambientet e portit të Durrësit, shtetasi D. M., 24 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar.

Shtetasi D. M. është transportuar në Spitalin e Traumës dhe po merr ndihmën mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Lajme Te nGjashme