Vrasja e gjyqtarit Kalaja, arrestohet autori dhe xhaxhai i tij! Në pranga
Astrit Kalaja dhe Gjon Shkambi
Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u ekzekutua brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit ditën e djeshme.
Pas arrestimit të autorit të dyshuar, Elvis Shkambi, janë vënë në pranga edhe dy persona të tjerë, xhaxhai i tij, Gjon Shkambi, si dhe roja e Gjykatës së Apelit në Tiranë.
Roja është arrestuar pasi dyshohet se ka neglizhuar detyrën duke lejuar hyrjen e armatosur të autorit në ambientet e gjykatës, ku ndodhi krimi.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për të nxjerrë përgjegjësitë e çdo person të përfshirë.
Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme, kur gjyqtari Kalaja u qëllua me tre plumba dhe humbi jetën në vend. Pas krimit, autori doli nga ambientet e Gjykatës dhe pa u larguar shumë, iu dorëzua një patrulle policie duke i treguar gjithçka që kishte ndodhur.