Konferenca ndërkombëtare Walk21, Rama: Çdo ditë po marrim mbrapsht hapësirat e zaptuara, duam të shtojmë më shumë pemë edhe gjelbërim në qytet

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në edicionin e 25-të të konferencës ndërkombëtare ëalk21, e cila mblodhi ekspertë nga gjithë bota për të ndarë përvoja dhe ide mbi mënyrat më të mira për të zhvilluar dhe zbatuar politika që e bëjnë ecjen zgjedhjen e përditshme të jetës urbane.

Gjatë fjalës së tij Rama u ndal të zhvillimi i kryeqytetit, teksa tha se me ligjin e ri Tirana po merr mbrapsht hapësirat publike të zaptuara.

LEXO  “Hëna e përgjakur”, eklipsi që do të rindërtojë fatin e 12 shenjave të horoskopit

Edi Rama: Sot kemi sfidë të madhe se ajo çfarë morëm si rezultat i pak a shumë 50 viteve jetese në atë hapësirë të madhe ku ecja ishte mënyra e parë më e besueshme për tu lidhur me të tjerët, ku biçikletat ishin mënyra e dytë për tu lidhur me të tjerët dhe transporti publik e treta.

Pas rënies së atij sistemi, njerëzit e panë hapësirën publike si hapësirë për t’u zënë dhe privatizuar. Në atë periudhë dëshirash individuale, të shtypura, duke ndërtuar në mënyrë të paligjshme kudo dhe duke eliminuar çdo hapësirë të gjelbër që shihni sot. Pikërisht kështu, përveç liqenit që ishte dhe vazhdon, përveç shumicës së pemëve që ishin aty, ajo që shohim sot nuk ishte më.

LEXO  I fundit/ Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në qendër të Tiranës

Çdo metër katror gjelbërim u mbulua dhe u varros nën mijëra e mijëra ndërtesa të paligjshme….E di që kemi ekspresin më të mirë jashtë Romës. Çdo ditë po marrim mbrasht hapësirat dhe duam që të shtojmë edhe më shumë pemë edhe gjelbërim në qytete për të cilat kemi rregullore të re. Gjithkush që merr leje ndërtimi duhet të kontribuojë edhe në gjelbërimin me pemë përmes një formule.

LEXO  Pas babait, arrestohet edhe i biri/ Tentuan të vrisnin me sëpatë një person, 40-vjeçari u kap teksa po hipte në…

Lajme Te nGjashme