Kryetarja e bashkisë qëllohet 13 herë me thikë para shtëpisë/ Ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore

Në ngjarje e rëndë ka ndodhur në Herdecke, në rajonin e Westfali. Kryebashkiakja e Herdecke Iris Stalzer, e cila sapo ishte zgjedhur, është goditur disa herë me thikë nga disa persona të panjohur dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

LEXO  Aksident fatal me motoçikletë/ Ndërrojnë jetë tragjikisht dy vajza 16-vjeçare nga Kërçova (Emri+Foto)

Sipas gazetës Bild, politikania 57-vjeçare është gjetur e gjakosur në shtëpi nga djali i saj, ajo u ka treguar personave që i dhanë ndihmën e parë, se ishte goditur nga disa persona përpara hyrjes së banesës.

LEXO  Lëkundet turizmi, zhgënjehen polakët dhe spanjollët, rënie në qershor

Iris Stalzer është goditur plot 13 herë në stomak dhe në shpinë, ku 57-vjeçarja iu nënshtrua menjëherë një operacioni urgjent.

Politikania socialdemokrate më 28 shtator kishte fituar balotazhin me 52,2% të votave.

LEXO  E RËNDË në Tiranë! Gruaja dërgohet në spital e helmuar me fotoksinë, dyshohet se…

Sipas faqes së saj zyrtare, Stalzer është avokate, e martuar dhe nënë e dy fëmijëve adoleshentë.

Lajme Te nGjashme