‘Ti nuk je vrasës!’ Miku i Elvis Shkambit ka dy fjalë për t’i thënë: Vrasëse ishte të kaloje jetën …

Një ngjarje tragjike tronditi sistemin e drejtësisë në Shqipëri, kur gjyqtari i Apelit në Tiranë, Astrit Kalaja, u vra me armë zjarri brenda sallës së gjyqit nga Elvis Shkëmbi, një 30-vjeçar që ishte palë në një çështje civile pronësie. Nga të shtënat mbetën të plagosur edhe Ragip dhe Ervis Kurtaj, babë e bir, gjithashtu të përfshirë në procesin gjyqësor.

Autori u vetëdorëzua menjëherë pas ngjarjes, ndërsa xhaxhai i tij, Gjon Shkëmbi, dhe roja i gjykatës u arrestuan si persona të tjerë nën hetim për ngjarjen.

Së fundmi, ka reaguar edhe shoku i autorit nga gjimnazi “At Pjetër Meshkalla” , i cili në një prononcim për mediat është shprehur i tronditur dhe ka theksuar se Elvisi nuk ishte njeri problematik.

LEXO  ‘Pse Thethi e jo Jugu’, Rama nxjerr videon e resortit në Kepin e Rodonit: Marrja peng e mjedisit nga abuzuesit…

“Elvis!

Ti nuk je vrasës!

Vrasëse ishte padrejtësia, vrasës ishin ata fashikujt e humbur nëpër gjykata të pronës tënde, aty ku duhet të ishin të sigurtë.

Vrasës ishin seancat gjyqësore pa mbarim nëpër gjykata, vrasës ishin institucionet përgjegjëse që ju futën në konflikt të pa kthyeshëm.

Vrasëse ishte ajo fëmijëria jote e palumtur tek shikoje familjen tane dyerve te gjykatave duke kërkuar drejtësi.

LEXO  ‘La Familia’ godet bandën shqiptare të kokainës, 10 të arrestuar. Dajë e nip ‘kokat’ e grupit

Ti Elvis linde “Pronar” por jetoje me qera sepse pronën tane e gëzonte dikush tjeter, madje disa prej tyre kishin ndertue shtëpin e tyre dhe pronen tane e jepnin me qera.

Ti skishe mundësi te paguaje as qeranë Elvis!

Ty Elvis të rriti gjyshi nga nëna së bashku me motren tane, të rriti me shume mune e sakrifica, por ty Elvis te çoi me studiu në shkollat më të mira të qytetit te Shkodrës.

Elvis, ti ishe ai student i gjimnazit më të mirë në Shkodër “At Pjetër Meshkalla” që rrije i ndrojtur ne bankën tënde sepse nuk visheshe me rroba firmato por, ato që vishje i kishe të PASTRA . Ti ishe një ndër nxënësit më të mirë të Gjimnazit “At Pjetër Meshkalla”

LEXO  PËRGJIMET/ “T’i prishet gjilpëra armës tek laboratori”- Si Ekil Nderjaku kërkoi ndihmën e ish-efektivit të RENEA-s për të shpëtuar Mond Çekiçin pas arrestimit: Sa të jetë qoka

Ti u diplomove për drejtësi Elvis, por ajo ta mori peng rininë!

Edhe nje herë:

Ti nuk je vrasës Elvis!

Zoti qoftë me ty!

E paç jetën e gjatë o djalë!

Të duam dhe të mbështesim fort !

Shkruar nga nje shok I gjimnazit “At Pjeter Meshkalla

Shkodër, me 07/10/2025″, shkruan ai.

Lajme Te nGjashme