Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka dhënë detaje të reja lidhur me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.
Në një intervistë ai u shpreh se autori, Elvis Shkambi, ka përdorur një armë të tipit Makarov dhe ka qëlluar pesë herë, ndërsa arma është dorëzuar bosh pas ngjarjes.
Karamuço tha se goditjet nuk kanë qenë statike, pasi autori dhe viktima janë zhvendosur gjatë incidentit.
Ai gjithashtu konfirmoi se ka në dispozicion pamje filmike me audio nga momenti i vrasjes.
Profesori shtoi se dyert e sallës së gjyqit kanë ndihmuar të pranishmit të shmangin plumbat, duke shpëtuar disa persona nga goditjet e autorit.
Ka pamje filmike; në atë moment disa persona kanë dalë përmes dyerve, pasi autori ndiqte gjyqtarin,” tha Karamuço, duke përshkruar dinamikën e ngjarjes sipas trajektoreve të plumbave.