Mazhoranca rrëzon kërkesën e PD për debat mbi fondet IPARD dhe ngritjen e Komisionit të Posaçëm! Bardhi akuza për lidhje me krimin e organizuar: S’pranoni sepse ka përfituar babai i Suel Çelës

Mazhoranca ka refuzuar kërkesën e Partisë Demokratike për zhvillimin e një mocioni me debat dhe ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar, lidhur me gjetjet e raportit të OLAF mbi keqpërdorimin e fondeve IPARD në Shqipëri.

Kërkesa e opozitës është rrëzuar nga mazhoranca, duke shkaktuar përplasje të forta verbale në sallën e Kuvendit.

Deputeti demokrat dhe kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi akuzoi shumicën se po shmang debatin për të mbrojtur interesa të lidhura me figura të njohura të botës së krimit dhe biznese të dyshimta.

Gazment Bardhi: Nuk kemi bërë asnjë rrugë tjetër, përveç asaj rruge ku ju ngritët komisionin e famshëm “Xhafa”. Nuk ka asnjë kundërthënie në kërkesën tonë për mocion me debat dhe ngritjen e një komisioni të posaçëm. Por kështu ndodh kur bëhet një lexim gjysmak dhe ndërkohë në mendje keni vetëm si ta rrëzoni kërkesën.

LEXO  Sherr në Ksamil mes shtetasve turq dhe një banori të zonës, shkak një vend parkimi! Lëndohen disa persona

Por unë e kuptoj që ju nuk doni debat. Jeni këtu për të miratuar ligje që shkruhen në kompjuterin e Klodian Zotos, në tavolinën e Edmond Begos, apo për të miratuar ligje që u japin prona Suel Çelës.

LEXO  Këmbimi valutor 26 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Pretenduat se nuk keni raportet e OLAF-it. Ato janë zyrtare dhe të publikuara në faqen publike të internetit. Por ju, z. Balla, jeni i zënë me çështje të tjera.

Ju nuk doni debat, sepse ka përfituar babai i Suel Çelës, babai i një personi që është shpallur kreu i një organizate kriminale. Ai ka marrë 150 mijë euro, prandaj nuk doni ju debat.

Ne duam debat, sepse ato para duam t’i shkojnë fermerit të Bradasheshit, një fermeri në Divjakë, Lushnjë apo Fier. Por ju nuk keni këtë merak. Ju keni merak se mos dalin dokumentet. Mos u shqetësoni ne i kemi dokumentet.

LEXO  Gjesti zbulon arsyen e mungesës nga muzika: Po përballem me një padrejtësi

Ti, Taulant, qesh! Qesh, sepse pronat e atyre i ke pasur merak dhe kjo është e dokumentuar. Por po ta them këtu: çdo javë do të keni kërkesa për debat, sepse ne nuk jemi këtu për të përfaqësuar interesat e Suel Çelës.

Ashtu siç mendoj se shumë kolegë socialistë nuk janë këtu për këtë qëllim. Ata që janë për të përfaqësuar interesat e krimit, gjejnë yçkëla për të refuzuar debatin.

Lajme Te nGjashme