Rama pret kryebashkiakun e Nju Jorkut: Linjë direkte ajrore, Adams ka dëshirë të takojë Diellën

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams po viziton vendin tonë, ku është takuar me kryeministrin Edi Rama. Në fjalën e tij gjatë një deklarate të përbashkët për shtyp, kreu i qeverisë shqiptare tha se do të flasin për zhvillimin e turizmit dhe linjën e re ajrore Nju Jork Tiranë.

LEXO  “Ishte shpërthim i frikshëm , flasin fqinjët e Isuf Jacajt që u ekzekutua në Sarandë: I njohim si familje, ç’ta bën fëmija…

Rama tha gjithashtu se kryebashkiaku i Nju Jorkut është i interesuar edhe për të takuar Diellën.

“Kreu i Bashkisë së Njorkut më në fund erdhi në Shqipëri për të vizituar Shqipërinë, për të parë nga afër një vend që ka dëgjuar shumë nga miqtë e tij shqiptarë, por edhe për të diskutuar së bashku për atë që mund të bëjmë lidhur me turizmin.

LEXO  SPAK kërkon 6 muaj burg për deputetin e PD, ja arsyeja

Duke qenë se kreu i Bashkisë së Njorkut ka qenë kyç në vendosjen e disa linjave direkte të nju Jorkut me vende të tjera për të parë mundësinë e nxitjes në përpjekjen që ne po bëjmë për të vendosur fluturimin direkt me nju Jorkun dhe duke qenë ai shumë i interesuar për teknologjinë. Ka shumë dëshirë që të takohet edhe me Diellën”.

LEXO  Korrupsioni në burgun e Lushnjës/ Pezullohen nga detyra drejtori e nëndrejtori i IEVP, arrestohet dhe përjashtohet efektivi që mori paratë

Lajme Te nGjashme