Aksident i rëndë në kryeqytet, makina përplas çiftin që udhëtonte me motor dhe një këmbësore (Detaje)

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot në zonën e Laprakës në kryeqytet, ku një automjet tip Benz ka përplasur një motor dhe një këmbësore, duke lënë të plagosur dy persona.

LEXO  Mashtrimi i bizneseve shqiptare nga hakera të huaj, zbardhet skema! Kërkohet 10 vite burg për nigerianin që mori 25.000 euro nëpërmjet e-mailit, si u zbulua nga pronari i një subjekti

Sipas të dhënave paraprake, në momentin e aksidentit në motor po udhëtonin një çift, burrë dhe grua, të cilët kanë pësuar dëmtime dhe janë dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

LEXO  Moti bën kthesën e papritur nesër, rikthehet shiu dhe ulen temperaturat

Përplasja përfshiu gjithashtu edhe një këmbësore, e cila ka marrë dëmtime të lehta dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

LEXO  Gjendet pranë shtëpisë së gjyshërve arma me të cilin 17-vjeçarja u qëllua në kokë

Lajme Te nGjashme