Ngjarje e rëndë/ Dhunohet punonjësi i pastrimit, 70-vjeçari në gjendje kritike

Një ngjarje shqetësuese është regjistruar sot rreth orës 14:00 pranë tregut të Çoles, ku një punonjës i Ndërmarrjes së Pastrimit është dhunuar rëndë nga dy persona ende të paidentifikuar.

Sipas burimeve nga spitali rajonal i Vlorës, i lënduari është 70-vjeçari Kozma Kukli, i cili u dërgua me urgjencë pas agresionit të dhunshëm. Ai ka pësuar plagë në kokë dhe dëmtime të rënda në syrin e djathtë, për të cilin ekziston rreziku i humbjes së shikimit.

LEXO  “Kalojmë një natë bashkë”,deklarata e fortë e konkurrentit të “Përputhen”:Deputeti shqiptar më ofroi 100 mijë euro të…

Vetë Kukli ka deklaruar në spital se dy persona, të cilët lëviznin me një furgon, janë afruar dhe e kanë goditur papritur. Sipas dëshmisë së tij, gjithçka ndodhi pa ndonjë përplasje apo paralajmërim verbal. Banorët e zonës kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë lajmëruar shërbimin e ambulancës dhe policinë.

LEXO  Tragjedia me 260 viktima, piloti i Air India ndërpreu furnizimin me karburant të motorëve! Po hetohet nëse vuante nga depresioni

Policia është në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të identifikuar autorët dhe motivet e sulmit. Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar mbi rrethanat e plota të incidentit.

LEXO  Euro në minimum historik, shënon një tjetër rekord të ri, ja me sa këmbehet sot…

Ngjarja ka shkaktuar reagime në komunitetin lokal dhe ngre shqetësime serioze për sigurinë e punonjësve të shërbimeve publike.

Lajme Te nGjashme