Erion Veliaj lë qelinë për herë të parë?! Ja çfarë pritet të ndodhë

Ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pritet të jetë fizikisht i pranishëm në seancën e 31 tetorit në Gjykatën Kushtetuese, ku do të shqyrtohet kërkesa e tij për shfuqizimin e vendimit për shkarkimin nga detyra.

Lajmin e bëri publik moderatori Endri Xhafo, duke iu referuar një komunikimi të drejtpërdrejtë me një prej avokatëve të Veliajt.

LEXO  Të papriturat e zgjedhjeve të 11 majit/ Kandidatët më të votuar të PS e PD, emrat e njohur që mbetën jashtë Parlamentit

“Sot kam komunikuar me një nga avokatët e zotit Veliaj, sepse ai ka një grup avokatësh që e ndihmojnë në këtë çështje. Më tha se Veliaj do të jetë i pranishëm në seancën e datës 31 tetor,” u shpreh Xhafo.

Ai sqaroi se pjesëmarrja e Veliajt në seancë është pjesë e një procesi të rregullt gjyqësor, dhe Gjykata Kushtetuese ka detyrimin ta sigurojë këtë praninë përmes bashkëpunimit me institucionet përkatëse.

LEXO  “Punonte në ndërtim” – Kush është i riu i vrarë në Shkodër? Gazetari jep detaje

“Është detyrim i Gjykatës Kushtetuese. Atë që ai e kërkoi në Këshillin Bashkiak dhe nuk ia dhanë, tani realizohet në mënyrë shumë praktike. Drejtoria e Burgjeve merr masat për transportin e personit të ndaluar me kërkesë të GJK,” shtoi Xhafo.

LEXO  EMRAT / Vrasje me armë zjarri, viktima dhe autori ndodheshin brenda të njëjtës makinë

Veliaj ndodhet aktualisht nën masë sigurie, ndërsa po ndjek një betejë ligjore për të kundërshtuar shkarkimin e tij dhe për të bllokuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Tiranë.

Lajme Te nGjashme