Rasti i krimit të dyfishtë në Finikounda ende mbetet mister, ndërsa është hapur testamenti i pronarit 68-vjeçar të kampingut.
Sipas avokatit të tij, viktima kishte hartuar një testament sekret më 2 tetor, vetëm tre ditë para vrasjes së tij.
Në fakt, testamenti është arkivuar në të njëjtën ditë që është hartuar, gjë që ndoshta tregon se është bërë në një gjendje frike e paniku.
Me interes të veçantë është fakti që 68-vjeçari e fillon testamentin e tij me frazën: “Në rast vdekjeje të papritur…”.
Ngjarja ndodhi të dielën në mbrëmje në një kamping në Finikounda, kur autori me maskë hyri me forcë në recepsionin ku ndodhej pronari grek së bashku me kujdestarin e tij 60-vjeçar, njëkohësisht mikun e tij të vjetër shqiptar.
Personi i armatosur qëlloi 68-vjeçarin me gjakftohtësi për vdekje, ndërsa më pas vrau mikun e tij shqiptar, i cili u përpoq të arratisej.
Në vrasjen e dyfishtë ishte i pranishëm edhe nipi i pronarit, i cili arriti të arratisej. Autoritetet po kërkojnë të gjitha provat për zbardhjen e çështjes dhe identifikimin e vrasësit.
