Vrasja e pronarit grek dhe shqiptarit, zbardhen detaje nga hetimet: Ja itinerari që ndoqi autori

Në Greqi, autoritetet janë në ndjekje të vazhdueshme për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së pronarit grek të një kampingu dhe punëtorit shqiptar.

Pavarësisht përpjekjeve intensive dhe gjurmimit të rrugës së arratisjes, i dyshuari mbetet ende i lirë.Sipas televizionit SKAI, autori u largua nga vendngjarja me një skuter të bardhë, me targa të mbuluara, dhe përshkroi një itinerar të gjatë për të shmangur gjurmimin.

Ai kaloi fillimisht nga zonat Methoni, Pylos, Filiatra dhe Kyparissia, duke vazhduar më tej drejt Pyrgos në Ilia, Korinth dhe së fundi u lokalizua në Haidari të Athinës, ku më pas humbi çdo gjurmë.

LEXO  Alarmi për rikthimin e sëmundjes vdekjeprurëse, Dasho: Ja për çfarë bëhet fjalë, në Shqipëri …

Hetuesit e Drejtorisë për Krime ndaj Jetës kanë parë kamerat dhe rrugën që ai ka ndjekur dhe besojnë se autori ishte i njohur me terrenin dhe përdori rrugë dytësore për të shmangur zonat me kamera të shumta sigurie.

LEXO  Vrasja e Ilaria Sulës merr një kthesë tjetër! Çfarë mësoi studentja shqiptare për ish-të dashurin para se t’i merrte jetën?

Skuteri që përdori nuk rezulton i vjedhur, por kishte targa të mbuluara me plastikë të errët për të mos u identifikuar .Autoritetet po analizojnë gjithashtu lëvizjet e tij përpara vrasjes, duke parë pamje nga kamerat që mund të tregojnë rrugën që ai ka ndjekur për të mbërritur në Finikuntë.

Ndërkohë, hetuesit nuk përjashtojnë pistën e një “vrasjeje me porosi”, dhe aktualisht po krahasojnë dy testamente që lidhen me çështjen, për të zbuluar nëse mund të ketë persona të pakënaqur që mund të kishin motive për të porositur vrasjen.

LEXO  TRAGJIKE! Akrobatja bie nga lartësia duke dhënë shfaqje, ndërron jetë në vend

Autori dyshohet ose të ketë lidhje të drejtpërdrejtë me pronarin e kampingut, ose të jetë një ekzekutues amator i paguar për të kryer krimin.

Një tjetër element kyç i hetimit është një telefonatë e dyshimtë, e cila u bë nga brenda kampingut në momentin e vrasjes e konsideruar si telefonatë konfirmimi pas ekzekutimit.

Lajme Te nGjashme