Nisin punimet në Vorë–Durrës, segmentet rrugore që do të bllokohen nga 13 tetori

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se ka nisur zbatimin e projektit “Emergjencë për riparimin e nënshtresave dhe shtresave asfaltike në segmentin rrugor Vorë–Ura e Dajlanit”.

Në kuadër të këtij projekti, do të ketë bllokime të përkohshme të qarkullimit në disa segmente të aksit Vorë–Durrës, duke filluar nga data 13.10.2025, konkretisht në:

Vorë – Maminas; Maminas – Sukth; Sukth – Fllakë; Fllakë – Mbikalimi i Shkozetit; Mbikalimi i Shkozetit – Ura e Dajlanit.

Kohëzgjatja e punimeve: 1–2 ditë për çdo segment rrugor.

ARRSH sugjeron të gjithë përdoruesit e këtij aksi të përdorin rrugën alternative:
Vorë – Maminas – Katër Rrugët e Shijakut – Durrës, për të shmangur trafikun dhe vonesat gjatë periudhës së ndërhyrjeve.

Pas përfundimit të punimeve në drejtimin Vorë–Durrës, projekti do të vijojë edhe në krahun tjetër, Ura e Dajlanit–Vorë, duke ndjekur të njëjtën ndarje segmentesh dhe afat kohor për çdo pjesë të rrugës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve për këtë ndërhyrje të nevojshme për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në një nga akset më të rëndësishme të vendit.

Next